​"Dorëzohen" SHBA e Gjermania, tanket "M1 Abrams" e "Leopard 2" së shpejti në Ukrainë

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 08:17 | Bota
​"Dorëzohen" SHBA e Gjermania, tanket "M1 Abrams" e

Pas muajsh hezitime, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duket se kanë vendosur t’i dërgojnë tanke Ukrainës, në një lëvizje që Kievi shpreson se do të ndryshojë kursin e luftës.

Mediat amerikane raportojnë se presidenti Joe Biden pritet të njoftojë së shpejti planet për dërgimin e të paktën 30 tankeve të gjeneratës së fundit, Abrams, edhe pse mund të duhen muaj para se këto armatime të mbërrijnë në frontin e luftës.

Gjithashtu kancelari Olaf Sholz, ka vendosur të ndihmojë shtetin në luftë me të paktën 14 tanke Leopard 2. Berlini po përballej me trysni të shtuar nga aleatët evropianë të tillë se Polonia, për të dërguar tanket, por e kishte kushtëzuar vendimin me ndërmarrjen e një hapi të ngjashëm nga SHBA.

Ambasadori rus në Uashington i cilësoi raportimet si një “tjetër provokim flagrant" dhe paralajmëroi se do ti shkatërronin tanket. Kremlini sakaq, tha se vendimi i Berlinit nuk  do të sjelle asgjë të mirë dhe do të shënjojë në mënyrë të përhershme marrëdhëniet me Rusinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/24/tanket-leopard-2-neser-ne-ukraine-berlini-i-pergjigjet-pozitivisht-polonise/
https://a2news.com/2023/01/24/polonia-kerkon-zyrtarisht-leje-nga-gjermania-per-te-derguar-tanket-leopard-2-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos