Dorëzohet në SPAK padia për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Tani është koha që drejtësia të tregojë veten

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 14:49 | Politikë
Dorëzohet në SPAK padia për inceneratorin e Tiranës,

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për shkeljet ligjore të pretenduara në praktikën e ndjekur për inceneratorin e Tiranës.

“SPAK i ka gati dhe në dispozicion provat. Tani është koha që drejtësia të tregojë veten dhe të japë drejtësi në interes të qytetarëve shqiptarë”, shkroi Kryemadhi në Facebook, duke publikuar foto nga kallëzimi i dorëzuar.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/photos/a.1209690485810358/3617861254993257/

Kryemadhi e kishte quajtur “vjedhja e shekullit” kontratën e inceneratorit, dhe akuzon drejtpërdrejt ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili në atë kohë ka qenë pjesë e vetë LSI. Sipas Kryemadhit, Koka ka shkelur ligjin në praktikën e ndjekur për inceneratorin e Tiranës. Veprimet e ministrit të Mjedisit të kohës janë refuzuar nga disa dikastere, por në finale kanë marrë firmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut.

Vetë Koka iu përgjigj të mërkurën akuzave, duke thënë se procedura e incerenatorit të Tiranës është bërë konform ligjeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/03/skandali-i-paralajmeruar-kryemadhi-akuza-kokes-e-rames-per-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos