Vendos senati francez, refuzohet amendamenti për rinisjen e Ligue 1

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 16:39 | Futboll
Vendos senati francez, refuzohet amendamenti për rinisjen e Ligue 1

Senati francez refuzoi amendamentin, i cili do të lejonte Ligën e Futbollit, që të riniste kampionatin.

Dokumenti, i firmosur nga 72 senatorë, propozonte që zgjedhja për të mbyllur sezonin në fushë, të merrej vetëm nga ligat, natyrisht me detyrimin që të përdorej një protokoll sanitar i përshtatshëm.

Gjithsesi, ideja u hodh poshtë, duke dekretuar një tjetër humbje për presidentin e Lyon-it, Aulas. Ky i fundit e ka kaluar çështjen në Gjykatën Administrative, pasi me mbylljen e parakohshme të kampionatit, klubi i Lyon-it mbetet jashtë kupave të Europës për herë të parë në 20 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos