
Dortmund rikthehet fuqishëm në kampionatin gjerman të futbollit ku ka fituar me rezultatin 0-4 ndaj Schalke 04, e cila e sheh vetëm shumë pranë kategorisë së dytë vitin tjetër.
Sancho, Guerriero dhe dy herë Halaand e bombarduan portën e vendasve të dorëzuar përballë furisë së verdhezinjve, që vinin në këtë ndeshje pas një fitore të rëndësishme në Champions League ndaj Sevilla.
Me këtë fitore Dortmund shkon në kuotën e 36 pikëve dhe ndodhet 6 pikë larg vendit të katërt që siguron pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)