
Borussia Dortmund nuk mban dot ritmin e Bayern Munchen. Verdhezinjtë u mposhtën 2-5 në shtëpi, ndaj Bayer Leverkusen, dhe tashmë e shohin veten 9 pikë larg kryesuesve bavarezë.
Si rrallë ndonjëherë, ndeshja nisi me dy autogola brenda 5 minutave. Akanji kaloi miqtë në avantazh në minutën e 11, por Dortmund gjeti barazimin pas autogolit të Frimpong (16’).
Pas këtyre “incidenteve”, Leverkusen shënoi dy herë të tjera brenda 8 minutave, me Ëirz dhe Andrisch.
Në minutën e 53-të, Tah realizoi të katërtin për Leverkusenin, ndërsa Diaby të pestin (87’), përpara se Tigges të gjente golin e dytë për vendasit, në shtesë. (A2 Televizion)