Ndeshja e parë pa Vlahoviç, Fiorentina mundet thellë në shtëpi

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 22:42 | Futboll
Ndeshja e parë pa Vlahoviç, Fiorentina mundet thellë në

Fiorentina ka humbur me rezultatin e thellë 0-3 në shtëpi përballë Lazio ndeshjen e parë pa yllin e saj Vlahoviç, i cili kaloi gjatë kësaj merkatoje dimri te Juventus.

Ekipi nga kryeqyteti zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për garën e tij për të qenë pjesë e kupave të Europës në sezonin e ardhshëm.

Të tre golat e këtij takimi erdhën në pjesën e dytë dhe mbajnë firmën e Milinkoviç Saviç, Immobile dhe autogoli i Biragit.

Lazio kishte aktivizuar në këtë takim dhe dy lojtarët e Kombëtares Shqiptare, me Strakoshën që qëndroi 90 minuta në kuadrat dhe Hysajn, që hyri si zëvendësues në minutën e 69. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos