
Laçi mban të hapur luftën për titullin kampion në Shqipëri. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa mposhti Vllazninë me rezultatin e ngushtë 1-0, për të ruajtur distancën prej 6 pikësh nga Tirana kryesuese.
Bardhezinjtë morën 3 pikët jetike pasi Da Silva bëri një ndërhyrje shumë të gabuar dhe të panevojshme në zonë, duke i dhuruar 11-metërshin vendasve, të cilët e kthyen në gol me anë të Guindo (65’).
Ndërkohë, portieri Dajsinani dhe traversa nuk lejuan shkodranët që të dilnin të paktën me një pikë nga kjo ndeshje. Me këtë humbje, Vllaznia del përfundimisht nga lufta për titull, pasi tashmë gjendet në vendin e katërt, me 30 pikë, 13 pikë pas Tiranës.
Ndërkohë, Kukësi mundi Egnatian 2-0, duke ruajtur vendin e tretë, me 34 pikë. (A2 Televizion)