Jordi Alba ka shënuar një gol spektakolar në ndeshjen Barcelona-Atletico Madrid.
Mbrojtësi i majtë i katalanasve dërgoi në rrjetë fluturimthi një krosim nga krahu të Dani Alves. Topi i goditur prej tij shkoi në trekëndësh, duke mos i lënë mundësi portierin Ian Oblak e duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.
Ky ishte goli i parë i Jordi Alba në këtë kampionat, pas 24 javësh të luajtura. (A2 Televizion)