Dosja 184, caktohen prokurorët e çështjes

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 15:07 | Aktualitet
Dosja 184, caktohen prokurorët e çështjes

Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do jenë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184 me akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në vitin 2016.

Pas pinpongut për kompetencën dhe konfliktin e interesit, prokuroria e Dibrës e regjistroi çështjen dhe sot janë përcaktuar prokurorët që do të marrin dosjen. Dosja iu dërgua Dibrës, për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Pas më shumë se 2 vite hetimi, Krimet e Rënda ndryshuan veprën penale të "bashkëpunimit  në formën e grupit të strukturuar kriminal". Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak se kishte njohje familjare me personat në hetim.

https://a2news.com/2019/08/22/dosja-184-ne-diber-prokuroria-e-pergjithshme-tregon-pse-hoqen-dore-krimet-e-renda-nga-ceshtja/

 Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane "Bild" .

Prokurori Klodian Braho shpalli në muajin gusht  moskompetencën, më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e dosjes për kompentencë në Dibër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos