Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca ndaj Salianjit

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 10:27 | Kronikë
Dosja “Babale”, shtyhet sërish seanca ndaj Salianjit

Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj Ervin Salianjit. “Për arsyeje objektive”, sipas njoftimit zyrtar, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm, duke pamundësuar zhvillimin e seancës.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.

Deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, marrë në shkallën e parë si i pandehur i të ashtuquajturës dosja “Babalja”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/dosja-babalja-shtyhet-per-te-pesten-here-gjyqi-ndaj-deputetit-salianji/
https://a2news.com/2022/11/09/shtyhet-serish-gjyqi-per-salianjin-hiqet-avokati-i-te-bashkeakuzuarit-per-sjellje-jo-korrekte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos