I kërkuar në të gjithë Evropën për vjedhje, kapet në Itali ‘skifteri’ shqiptar

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 08:56 | Kronikë
I kërkuar në të gjithë Evropën për vjedhje, kapet

Policia italiane njofton se ka mundur të verë në pranga një 34 vjeçar shqiptar, i kërkuar në shumë vende të Evropës për vjedhje.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua në Castellarano, ku ishte rezident, falë një urdhërarresti evropian që ishte nxjerrë nga autoritetet franceze dhe rumune.

Ai akuzohej për vjedhje të ndryshme në këto vende, por objektiv kryesor i tij ishte shtëpitë e luksit dhe apartamentit.

Në një nga vendet ku ai ishte shpallur në kërkim, 34-vjeçari është dënuar me 3 vite burg, për vjedhje që policia i konsideron si spektakolare, për shkak të vështirësisë së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos