Dëmtohet ura në Mbrostar, dyshohet se një makinë ka rënë në lumë

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 10:52 | Kronikë
Dëmtohet ura në Mbrostar, dyshohet se një makinë ka

Policia e Fierit, në bashkëpunim me palombarët janë duke kontrolluar në lumin Seman, pasi dyshohet se një makinë ka rënë në ujërat e tij, në orët e para të mëngjesit.

Kalimtarët kanë konstatuar të thyer parmakët anësore të urës së Mbrostarit dhe kanë nisur të dyshojnë për një aksident rrugor, pasi në rrugë është gjetur dhe targa e një automjeti.

Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos