Rama me personelin shëndetësor: Mezi pres autonominë spitalore, brenda mandatit rritje pagash 100%

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2022, 19:12 | Politikë
Rama me personelin shëndetësor: Mezi pres autonominë spitalore,

Në një pritje me punonjësit e shëndetësisë në vend, kryeministri Edi Rama deklaroi duke i falënderuar  se objektiv i mandatit të qeverisë është rritja me 100% të pagave të mjekëve dhe infermierëve, si dhe autonomia spitalore.  

“Ne jemi përpjekur që këtë respekt ta shprehim duke rritur cilësinë e kushteve në të cilat ju punoni. Sot të paktën në sytë e mi, këto kushte janë shumë më të mira se më parë, me aparatura dhe mjete gjithmonë e më cilësore dhe nga ana tjetër për të rritur edhe shpërblimin tuaj. Ne e dimë shumë mirë se pavarësisht se pagat janë rritur me 70% në raport me pikënisjen, nuk mjafton dhe duhet të bëjmë sërish rritje që të paktën brenda këtij mandati pagat t’i kemi rritur 100, ishin fjalët e kryeministrit.

Për sa i përket autonomisë spitalore, Rama shtoi se do të ketë një sistem ku ata me performancë më të mirë do të mund të fitojnë më shumë.   

“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standardet për akreditim”, deklaroi kreu i ekzekutivit.

Sipas tij, janë 900 të punësuarit e rinj në sistem, 325 ndër to janë mjekë, dhe 100 mjek specialistë i janë atashuar spitaleve rajonale.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/16/rama-i-jep-fund-pandemise-hapet-infektivi-i-ri-premtohet-dyfishim-pagash-per-mjeket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos