Dosjet dhe dokumentet sekrete, Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave. Kushti, të mos dalë jashtë vendit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 08:48 | Bota
Dosjet dhe dokumentet sekrete, Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave federale për “mbajtje të paautorizuar të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare” pas largimit nga detyra.

Deklarimi i Trump para gjykatësit Jonothan Goodman në gjykatën federale të Majamit, shënon fillimin e një beteje ligjore që ka gjasa të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa ish-Presidenti vazhdon fushatën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 24 nëntorit të vitit 2024.

Ekspertët parashikojnë se mund të duhet një vit ose më shumë para se të zhvillohet gjyqi. Gjykata nuk i vuri kushte financiare apo kufizime udhëtimi Donald Trump. Gjykatësi Goodman vendosi që  Trump nuk lejohej të komunikonte me dëshmitarët e mundshëm për këtë rast.

Çfarë u pa në seancën që zgjatën në totalin 50 minuta, me Trump që qëndronte me duart kryq, e si zakonisht veshur me një kostum të zi elegant dhe kollare të kuqe. Fytyra e tij herë pas here, sipas reporterëve, merrte shenja zemërimi e inati por shprehi të tjera nuk pati për asnjë moment.

Përpara se të fillonte seanca ai u pëshpëriti diçka në vesh avokatëve të tij, por nuk foli fare gjatë procedurës. Ai qëndroi pa lëvizur në karrige ndërsa avokati i tij u ngrit në këmbë dhe foli në emër të klientit. Ndryshe nga akuza ndaj zotit Trump në Nju Jork, në gjykatën federale në Majemi nuk u lejuan kamerat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/13/arrestohet-donald-trump-37-akuza-ndaj-tij-del-para-gjykates-federale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos