Masakër në poligonin e qitjes, vriten 2 ushtarë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 07:44 | Bota
Masakër në poligonin e qitjes, vriten 2 ushtarë

Dy ushtarë japonezë u vranë dhe një tjetër mbeti i plagosur, pasi një koleg i tyre hapi zjarr në një poligon qitje në Japoninë qendrore.

Policia ka vënë në pranga autorin e këtij krimi të rëndë në qendrën stërvitore të Gifu, i cili është një praktikant 18-vjeçar, teksa motivet janë ende të paqarta.

Dhuna me armë mbetet jashtëzakonisht e rrallë në Japoni, por ka pasur disa incidente të dukshme që nga korriku i kaluar, kur ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje në një tubim politik nga një protestues.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij tronditi thellësisht vendin.

Japonia u trondit përsëri në prill kur kryeministri Fumio Kishida shpëtoi i padëmtuar nga një sulm me një bombë shurdhuese në fushatën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos