Egjipti ka nisur punën për mumifikimin e peshkaqenit që pak ditë më parë përpiu një turistin 23-vjeçar rus Vladimir Popov, të cilin e gllabëroi të gjallë teksa zhytej në det pranë resortit në Hurghada.
Pasi i mori jetën turistit rus peshkaqeni tigër u kap dhe u tërhoq zvarrë në plazh me varkë përpara se të goditej me tulla dhe sende të forta nga pushuesit në shenjë hakmarrje.
Sakaq, të hënën specialistët në Institutin e Shkencave Detare dhe Rezervat e Detit të Kuq filluan procesin e balsamosjes sipas medias vendase ‘Al Arabiya’, pasi peshkaqeni do të ekspozohet në një muze.
Autoritetet ia dolën me sukses në nxjerrjen e kokës, gjoksit dhe krahëve të viktimës nga stomaku i peshkaqenit, ndërsa peshkatarët arritën të nxjerrin edhe gjysmën tjetër të trupit të tij nga deti.
Një video e publikuar prej tyre tregon peshkaqenin me gojën e mbushur me një material të bardhë, duke u operuar nga specialistët.
Një burrë duket se po bën prerje ndërsa një tjetër kontrollon qëndrueshmërinë e lëkurës.
Burimet thanë se peshkaqeni për pak sa nuk ka ngrënë të gjithë trupin e viktimës, por pasi ka vërejtur afrimin e varkës së peshkatarëve, ka ikur duke hedhur në ujë gjysmën e poshtme.
Dr Mahmoud Dar, një profesor në Institutin Kombëtar Egjiptian të Shkencave Detare, zbuloi gjithashtu se peshkaqeni ishte femër. (A2 Televizion)