Rama mbledh ekipin e negociatorëve të integrimit: Këshill Ndërministror për çështjet europiane

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 11:11 | Politikë
Rama mbledh ekipin e negociatorëve të integrimit: Këshill

Që pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, për  herë të parë në Kryeministri u mblodh ekipi i negociatorëve, të cilët do të jenë në vijën e parë të sfidave që e presin vendin tonë në përmbushjen e kapitujve të vendosura nga BE. Kryeministri Edi Rama prezantoi për herë të parë kryenegociatoren Majlinda Dhuka, teksa grupit të punës i bëri me dije se serioziteti dhe këmbëngulja janë mesazhet që duhet të dërgojnë në Bruksel.

“Unë dua që në Bruskel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje absolutisht pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për seriozitetin, të flitet për këmbënguljen, të flitet për kapacitetet dhe të flitet për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare”.

Kryenogociatoria e nisi fjalën e saj me një falenderim ndaj Ramës për besimin e dhënë, teksa grupit të negociatorëve i kërkoi shpejtësi në punën e tyre

Në krah të Ramës e Dhukës ishte edhe ministrja për Punët e Jashtme  dhe Europën, Olta Xhacka, e cila zbuloi disa prej afateve që i janë vendosur vendit tonë nga BE

Kyeministri Rama njoftoi se do të krijohet një Këshill Ndërministror për çështjet europiane, i cili  kryesisht do të jetë i përbërë më të huaj dhe do të  shpërbejë për të adresuar të gjitha problematikat që vendi ynë do te hasë gjatë rrugëtimin europian.

“Është e udhës që ne t’i japim jetë një Këshilli Ndërministror për çështjet europiane, që do duhet të garantojë një vazhdimësi në diskutimin e brendshëm, lidhur me qoftë qëndrimet, qoftë dhe ecurinë e procesit të negociatave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos