Drafti për konsultim, qeveria kërkon "vetting" edhe për policinë private

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 12:41 | Politikë
Drafti për konsultim, qeveria kërkon "vetting" edhe për

Qeveria parashikon që të shtrëngojë filtrat për personat që janë punonjës në shoqëritë private të sigurisë fizike. Në draftin e hedhur për konsultim publik parashikohet që jo vetëm drejtuesit, por të gjithë punonjësit e këtij sektori, të njohur si policia private, do të duhet të kalojnë filtrin e besueshmërisë. 

“Verifikimi i besueshmërisë për personat që aplikojnë për titullar subjekti, drejtues teknik, punonjës shërbimi të Shoqërisë Private të Sigurisë Fizike dhe Qendrës së Trajnimit të Personelit, kryhet nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit në raportime të dhënat e regjistrave fizikë e elektronikë në administrim të Policisë së Shtetit dhe në regjistrat fizikë e elektronikë tek të cilat Policia e Shtetit ka akses”.

Ky vetting parashikon që të përfshijë rreth 8700 punonjës ku krahas filtrave, ekzekutivi ka parashikuar që të rrisë edhe përfitimet për këta punonjës duke vendosur një pagë dysheme në ligj.

https://a2news.com/2022/09/12/vetingu-i-ri-ne-polici-ish-drejtuesit-jane-skeptike-per-ndryshimet-e-ligjit/

“Projektligji synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, duke u bërë të mundur SH.P.S.F-ve të rekrutojnë dhe të mbajnë një fuqi punëtore më cilësore dhe më të motivuar, duke përcaktuar si pagë minimale për punonjësit privat të sigurisë, atë prej 50% më të lartë se paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi”

Sipas këtij parashikimi, paga minimale për këta punonjës duhet të jetë minimalisht 51 mijë lekë në muaj. Në relacionin që shoqëron projektligjin theksohet se janë konstatuar raste të shumta kur detyrimet e kompanive nuk janë zbatuar në të shkuarën. Krahas këtyre, në këtë nisëm është përfshirë edhe një klauzolë ndaluese për përdorimin e automjeteve të blinduara. Ajo ndalon Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike të t’i japin me qira këto mjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos