Rama: Koha kur rriten pagat se e kërkojnë sindikatat, ka mbaruar

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 10:28 | Politikë
Rama: Koha kur rriten pagat se e kërkojnë sindikatat, ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që të rriten pagat e pedagogëve, të cilët kanë hyrë sot në ditën e dytë të protestës.

Gjatë një takimi me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike, Rama tha: “Koha kur qeveria rrit pagat sepse kërkojnë sindikatat, ka mbaruar, bashkë me reformën e arsimit të lartë. E tha ministrja, është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë”.

“Duhet të jetë shumë e qartë që bota akademike, universitare, është diçka ndryshe. Që do të thotë, universitetet nuk janë gjimnaze apo 9-vjeçare. Trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo mjekëve, apo punonjësve të policisë apo ushtarake, që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Dhe që përgjithësisht janë uniforme pagat. Universiteti është mes shtetit dhe tregut, që do të thotë duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet, thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë një aktor në treg, ashtu sikundër të jetë magnet për të thithur fonde nga të katër anët për kërkim shkencor apo projekte”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/17/sindikata-konfirmon-per-vijim-te-protestes-deri-ne-plotesimin-e-kerkesave/
https://a2news.com/2022/10/17/viti-akademik-nis-me-bojkot-pedagoget-nuk-terhiqen-greve-nese-nuk-rriten-pagat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos