Draghi: Mafia, larg planit të rimëkëmbjes së Italisë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 16:51 | Bota
Draghi: Mafia, larg planit të rimëkëmbjes së Italisë

Ditë vendimtare për qeverinë italiane, pasi kriza politike e javëve të fundit sot pritet që të marrë një drejtim zyrtar. Kryeministri Mario Draghi mbajti një fjalim 20-minutësh në Senatin Italian, ndërsa u ndërpre disa herë për shkak të duartrokitjeve dhe ovacioneve në sallë.

“Duhet ta mbajmë planin e rimëkëmbjes larg mafias”, tha Draghi, duke përmendur se sa krenar ndihej që ishte Italian. Kryeministri kërkoi një pakt të ri uniteti midis koalicionit të tij të gjerë, gjë e cila do t’i mundësojë qëndrimin në detyrë pasi presidenti refuzoi dorëheqjen e tij javën e kaluar.

Draghi parashtroi një sërë çështjesh me të cilat përballet vendi, duke filluar nga lufta në Ukrainë deri te pabarazia sociale dhe rritja e çmimeve, të cilat duhen adresuar. Fjalimi i tij i pakompromis u dëgjua gjithashtu nga Giuseppe Conte i Lëvizjes Pesë Yjet, i cili është përgjegjës për krizën pasi javën e kaluar refuzoi të mbështeste koalicionin në një votëbesim parlamentar. Synimi i Draghit është që të vijojë në krye të qeverisë italiane deri në zgjedhjet e ardhshme, në mesin e vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos