
Rusia po planifikon të aneksojë edhe më shumë nga territori Ukrainës, njësoj siç bëri në 2014 me Krimenë, duke përdorur të njëjtin skenar. Sipas John Kirby, zëdhënësi i këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rusia i ka hedhur tashmë bazat për aneksim. Sipas Agjencisë amerikane të inteligjencës, rajonet e pushtuara të Ukrainës mund të mbajnë referendume "të rreme" për bashkimin me Rusinë që në shtator.
Askush nuk mund të vihet në lojë nga Vladimir Putin, tha Kirby, sipas të cilit shefi i kremlinit tashmë po i heq pluhurin librit të aneksimeve të 2014-s. Kirby akuzoi Moskën edhe se po zbarkon zyrtarë prorusë, ilegjitime për të drejtuar rajonet e pushtuara tashmë të Ukrainës, me synimin që të organizojnë atje brenda gushtit, referendumet për t'u bërë pjesë e Rusisë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, rajonet që Rusia ka shënjestuar tashmë për t'i aneksuar janë Kherson, Zaporizhia, Donjetsku dhe Luhansku. (A2 Televizion)