Drejtësia ende “bllokuar”, shtyhen procesi gjyqësor ndaj Lulzim Bashës dhe ai për Tahirin

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 11:26 | Aktualitet
Drejtësia ende “bllokuar”, shtyhen procesi gjyqësor ndaj

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy anëtarëve të tjerë të kësaj partie Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, për akuzat e lobimit rus në Amerikë.

Seanca e radhes do zhvillohet më 23 prill, pasi mungonte gjyqtarja Shpresa Beçaj. Të pranishëm në seancë ishin avokatët mbrojtës të kryedemokratit Basha.

Nga ana tjetër u shty në Apelin e GjKKO dhe procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai kërkon pafajësinë pasi u dënua nga shkalla e parë më 19 shtator për shpërdorim detyre.

SPAK pretendon se Tahiri duhet të dënohet për trafik narkotikësh. Seanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos