Shtohen rastet me COVID-19, Elbasan, lagjja “5 Maji” vatër e infeksionit

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 10:07 | Aktualitet
Shtohen rastet me COVID-19, Elbasan, lagjja “5 Maji” vatër e

Lagjja “5 maji” në qytetin e Elbasanit po rezulton një vatër e vërtetë e përhapjes së virusit korona në këtë qytet.

Ditën e enjte ka vijuar rritja e numrit të të prekurve me Covid-19 dhe 3 të infektuarit e rinj janë pjesë e hetimit epidemiologjik të rasteve të mëparshme. Më konkretisht rastet e reja janë lidhje e ngushtë familjare e pronarit të restorantit, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, i cili rezultoi pozitiv dy ditë më parë, së bashku me bashkëshorten e tij.

Mosmarrja e masave nga vetë personat e infektuar ka bërë që virusi të përhapet edhe tek familjarët e tjerë, të cilët edhe pse nuk jetojnë në të njëjtën banesë, janë infektuar si pasojë e kontakteve të pakujdesshme dhe të afërta me njëri-tjetrin.

Ndërkohë në këtë valë infektimesh në Elbasan, lajmi i mirë është që tre personat e parë të konstatuar me Covid në këtë qytet në mesin e muajit mars, janë shëruar plotësisht.

Ndërkohë, në qytet, bashkia dhe policia kanë marrë masa për zbatimin e masave të pandemisë dhe ruajtjes së distancës fizike mes personave kryesisht në tregje dhe banka, ku ka numër të shtuar të qytetarëve që marrin shërbime dhe kryejnë blerje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos