Drejtimi skandaloz i ndeshjes Roma-Milan, pezullohet arbitri Maresca

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 07:32 | Futboll
Drejtimi skandaloz i ndeshjes Roma-Milan, pezullohet arbitri Maresca

Drejtimi i ndeshjes Roma-Milan në javën e 11 të Serie A nga arbitri Fabio Maresca nuk i ka pëlqyer shumë Federatës Italiane të Arbitrave në mbledhjen e tyre të fundit dhe për këtë arsye vendosën të marrin masa ndaj tij.

Një drejtim ndeshje i pakënaqshëm në total, përveç episodeve, disa prej të cilëve vendosën ndeshjen, e detyruan AIA për të ndaluar bilbilin napoletan për disa ndeshje.

Motivet kishin të bënin me numrin e madh të kartonëve të nxjerrë gjatë ndeshjesh, mbajtje e njëanshme e lojës, si dhe menaxhimi i keq i VAR.

AIA u shpreh dhe për penalltinë që iu dha Ibrahimovic për ndërhyrjen e Ibanez, duke u shprehur se me rregullat e reja ajo nuk duhej akorduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos