Një burrë dhe një grua në dyluftim, ndeshja e turpit ndodh në Poloni

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 22:49 | Futboll

Në Poloni është zhvilluar një dyluftim në artet marciale mikse mes një burri dhe një gruaja.

Ballë për ballë ishin një instruktore fitnesi (Ula Siekacz) dhe ambasadori i një marke bukurie (Piotr Lisowski).

Dyluftimi, siç mund të parashikohej, zgjati shumë pak dhe fituesi ishte “trimi” Piotr.

I menjëhershëm ishte reagimi i ashpër i Federatës Ndërkombëtare të Arteve Marciale Mikse (IMMAF): “Është e papranueshme që gratë dhe burrat të ndeshen me njëri-tjetrin në sporte dyluftimi. Kjo nuk duhet të ndodhë për arsye sigurie dhe për arsye “fair play”. Ne nuk i mbështesim aspak ndeshje të tilla”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos