Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, pranga 21-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 14:38 | Kronikë
Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, pranga 21-vjeçarit

Pas 25-vjeçarit të arrestuar 4 ditë më parë, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.   

Gjatë kontrolleve policore, në rrugën "Xhanfize Keko", është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. D., 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan.

Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.   

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos