
Një sasi tritoli i është vënë mbrëmjen e djeshme efektivit të Policisë Hysen Gashi.
Sipas Policisë tritoli është vënë në derën e jashtme të dyqanit të tij në fshatin Katund i të Ri në Durrës. Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)