Në Spitalin e Durrësit janë paraqitur 252 persona të cilët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa 32 janë shtruar.
Dëmtimet kryesore kanë qenë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Drejtoresha e Spitalit të Durrësit tha për A2 se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre është e mirë.
“Tani po presim ata për të cilët po punohet për t’i nxjerrë nga rrënojat. 4 i këmi dërguar në Tiranë për trajtim”, tha drejtoresha. (A2 Televizion)