Situata me tërmetet, KF Tirana ofron fushën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” për personat në nevojë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 15:13 | Aktualitet
Situata me tërmetet, KF Tirana ofron fushën pranë stadiumit

Klubi i Futbollit Tirana është sensibilizuar me situatën alarmante që ka përfshirë Shqipërinë dhe kryeqytetin pas tërmeteve që goditën vendin ditën e martë.

Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevojë, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stërmasi” për të mbështetur çdo nevojë në orët e ardhshme.

“Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden. Strehim falas, ushqim falas, ujë falas dhe asistencë mjekësore falas. Për çdo kontribut vullnetar kontaktoni në numrin e telefonit: 0693533368”, lexohet në njoftimin e KF Tirana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos