Drejtori i shërbimit zjarrfikës: Kujdes me bombolat e gazit, ndëshkim zjarrvënësve

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 14:40 | Aktualitet
Drejtori i shërbimit zjarrfikës: Kujdes me bombolat e gazit,

Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, këshillon qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit, kryesisht në zonat turistike.

“Bombolat ngjyrë portokalli, 5-litërshe, nuk duhet t’i rimbushin, janë njëpërdorimshme. Në këtë periudhë në kampingje përdoren depozita gazi. Duhet të bëjnë kujdes sepse një sasi e madhe gazi shkakton shpërthim të fuqishëm që sjell pasoja fatale për qytetarët. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përdorimin e tyre, t’i mbajnë jashtë objekteve. Shpërthimi ndodh kur ka rrjedhje gazi. Dhe nëse qytetarët dëgjojnë sinjalizuesin që ka rrjedhje, duhet të bëhet menjëherë evakuimi”, tha Goxhaj për A2.

Ai paralajmëroi gjithashtu për ndëshkime për zjarrvënësit e qëllimshëm. “Ata që do të mundohen të bëjnë asgjësimin e mbeturinave me zjarr, do t’i vëmë para përgjegjësisë ligjore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos