Drejtoria e Përgjithshme Detare: Ndalohen pasagjerët midis Shqipërisë dhe Greqisë

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 19:46 | Aktualitet
Drejtoria e Përgjithshme Detare: Ndalohen pasagjerët midis

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e reja për transportin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin.

Sipas komunikimit zyrtar, nga dita e nesërme ndalohen të gjithë pasagjerët e linjave të trageteve mes Greqisë dhe Shqipërisë deri në një urdhër të dytë, përfshirë linjën Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarandë.

Tragetet gjithsesi do të lejohen të ngarkojnë kamiona dhe mallra në të dy drejtimet, me kontrolle të rrepta për ekuipazhin dhe shoferët.

Sipas Drejtorisë, operatorët që nuk do të njoftojnë për këto masa pasagjerët që kanë prenotuar biletat do ndëshkohen deri në heqjen e licencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos