Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit.
“Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre. Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor”, shkruan Rama në Facebook.
“Shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga Shqipëria pa paguar gjobën!”.
Mesazhi dërguar personave që kanë ardhur nga Italia në Shqipëri 2 javët e fundit. (A2 Televizion)
