Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Nuk ishte menduar se do të ngelnin kaq shumë në Vetting

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 11:40 | Aktualitet
Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Nuk ishte menduar se do

Erida Skëndaj, drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, u shpreh në A2 se nuk ishte menduar më parë që të të mbesnin në Vetting kaq shumë gjyqtarë dhe prokurorë, duke krijuar tashmë probleme të mëdha në funksionimin e gjykatave.

“Kur është diskutuar reforma në sistemin e drejtësisë dhe miratimi në kuadrin ligjor, është diskutuar edhe fakti se sa do të sjellë efekte një nga proceset më të rëndësishme të kësaj reforme. Por nuk është menduar se shifrat do të ishin kaq të larta nga pikëpamja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë shkarkuar nga organet e Vettingut. Ne e shikojmë edhe nga monitorimi se ka vështirësi për plotësimin e vakumeve ligjore. Ka vështirësi sepse do të duhet të priten brezat që do të diplomohen në Shkollën e Magjistraturës”.

Më tej, Skëndaj thekson se një nevojë imediate që ka pushteti gjyqësor dhe që e ka zgjidhjen është riorganizimi i gjykatave.

“Ligji për pushtetin gjyqësor parashikon riorganizimin e gjykatave, me qëllim që të ketë një ndarje të barabartë të ngarkesës së gjyqtarëve për çështjet që ata gjykojmë. Do të ketë gjykata mëmë dhe gjykata degë”, u shpreh Skëndaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos