
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në zyrën e tij ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Ndërsa pritet një deklaratë zyrtare, paraprakisht mësohet që në një takim rreth 20 minutash janë prekur edhe çështjet e nxehta në hetim, por edhe rëndësia e pavarësisë së prokurorëve në çështjet konkrete.
Nesër, ambasadorja amerikane ka një pritje me anëtarë të organeve të drejtësisë, por dhe gjithë aktorët, ekspertët dhe politikanët që morën pjesë në hartimin e reformës në drejtësi.
Zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i parë edhe i ambasadores së re amerikane. (A2 Televizion)