Dron me eksploziv në rezidencë, plagoset kryeministri irakian

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 07:34 | Bota
Dron me eksploziv në rezidencë, plagoset kryeministri irakian

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi njofton se ka shpëtuar me plagë të lehta pas një sulmi që u krye në shtëpinë e tij në Bagdad.

Autoritetet bëjnë me dije se rezidenca e kreut të qeverisë në "Zonën e Gjelbër" të kryeqytetit u shënjestruar nga një dron i mbushur me eksploziv.

Raportet e mëparshme të mediave thanë se al-Kadhimi ishte dërguar në spital.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, të mirën e Irakut.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.

SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos