





Dua Lipa ka festuar suksesin e këngës së saj të re duke pozuar me një palë bikini të thurura me grep.
Këngëtarja ka publikuar këtë të shtunë disa foto në Instagramin e saj, me anë të të cilave njofton fansat e saj se hiti “Dance the Night” është renditur i pari në chart-et e Britanisë së Madhe.
28-vjeçarja, e veshur me blu dhe rozë, e nxori në treg këngën në qershor, si pjesë e filmit të Greta Gerwig, Barbie
Teksa festonte suksesin e këngës, Dua mbante në dorë edhe një version të sajin të kukullës Barbie.
Duka i kombinuar rrobat e banjës me një kapele me të njëjtat ngjyra, Dua pozon me pllakën e Official Charts.
Bashkë me fotot, ajo shkruante: “Dance The Night është numri 1 në Britaninë e Madhe!!! Java e ditëlindjes po shkon fuqishëm!!Shumë dashuri për të gjithë ata që dëgjojnë dhe transmetojnë.” (A2 Televizion)