Lionel Messi, i cili është duke shijuar momente të arta tek Inter Miami, ka gjetur kohë dhe është bërë pjesë e videoklipit të këngës së re të kolumbianit Maluma.
Gjithsesi, ylli argjentinas, kampion i botës, nuk ka dal shumë nga zona e komfortit të tij, pasi është shfaqur në stadiumin DRV PNK të Inter Miamit, ndërsa mban në duar edhe trofeun e kupës të fituar nga skuadra e David Beckham.
Teksa prezantoi këngën, Maluma shkroi në Instagram: “Për të madhin Leo Messi”. Në më pak se 24 orë, video është parë nga më shumë se 500 mijë persona.






(A2 Televizion)