All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Halle Berry divorcohet nga Olivier Martinez, duhet të paguajë 8 mijë dollarë në muaj

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 21:08 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Pas 8 vitesh beteja ligjore, Halle Berry dhe Olivier Martinez janë divorcuar. Dokumentet e gjykatës të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit zbulojnë se ylli i 'Catëoman' do të duhet të paguajë 8,000 dollarë në muaj për djalin e saj 9-vjeçar, Maceo, i lindur nga martesa e saj me aktorin.

Sipas raporteve të Page Six, Halle Berry, përveç parave mujore, do të duhet të paguajë edhe “shpenzimet për shkollën private, uniformat e shkollës dhe mjetet shkollore” për djalin e saj. Pagesa do të bëhet direkt në shkollë. Që nga prilli, asaj i është kërkuar të paguajë 4.3 për qind të çdo të ardhure që ka në xhep që tejkalon 2 milionë dollarë në llogarinë e Martinez, si mbështetje shtesë për djalin. Përveç kësaj, aktorja fituese e çmimit Oscar për “Monster's Ball” ka pranuar të paguajë të gjitha shpenzimet për aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës. Ajo do të duhet të rimbursojë edhe ish-bashkëshortin e saj për shpenzimet e bëra për vitin shkollor 2023-2024. Për t'i dhënë fund betejës së gjatë ligjore, Halle ka pranuar të kontribuojë edhe në shpenzimet ligjore të Olivier Martinez me 55 mijë dollarë.

All - Paragraf - 3

 Halle Berry dhe Olivier Martinez do të kenë kujdestarinë fizike të djalit të tyre dhe do të mund të qëndrojnë me të për gjysmën e javës secili, me fundjavë të alternuar. Marrëveshja parashikon edhe kompensimin e kohës që nuk ka kaluar me fëmijën për shkak të angazhimeve në punë.

Halle Berry dhe Olivier Martinez kishin vendosur të divorcoheshin në tetor 2015, pasi u martuan në korrik 2013. Çifti kishte lëshuar një deklaratë të përbashkët për të komunikuar vendimin: “Me zemër të rënduar kemi marrë vendimin për divorc. Ne ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe me një shqetësim të përbashkët për atë që është më e mira për fëmijën tonë. Ne i urojmë njëri-tjetrit vetëm lumturi në jetë dhe shpresojmë që ju të respektoni privatësinë tonë, dhe veçanërisht atë të fëmijëve tanë, ndërsa kalojmë këtë kohë të vështirë”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos