Dua Lipa lajmëron mes lotësh publikimin e albumit të ri

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 18:23 | Showbiz
Dua Lipa lajmëron mes lotësh publikimin e albumit të ri

Në një video live në Instagram Dua Lipa njoftoi se “Future Nostalgia” do të dalë online më 27 mars. Fillimisht projekti ishte menduar të publikohej më datë 3 prill, por këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërruar mendim për shkak të situatës së rëndë që është krijuar nga koronavirusi në të gjithë botën.

“Kam qenë në konflikt me veten nëse është gjëja e duhur për të bërë gjatë kësaj kohe, sepse shumë njerëz janë duke vuajtur. Nuk jam e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur, por mendoj se në këto momente kemi nevojë për muzikë, kemi nevojë për gëzim dhe duhet të përpiqemi të shohim dritën. Shpresoj t'ju bëj të buzëqeshni, t'ju bëj të kërceni dhe shpresoj t'ju bëj krenar", tha ajo mes lotësh.

Gjithashtu, Dua Lipa ka njoftuar shtyrjen e turneut të saj nëpër botë, për shkak të përhapjes së shpejtë të Covid-19. “U përpoqa ta mbaja sa me gjatë të ishte e mundur, por shikoj se për momentin gjërat nuk po ndryshojnë. Për sigurinë e të gjithëve duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”, shtoi ajo.

"Future Nostalgia" është vazhdimi i albumit debutues të Lipës, i cili fitoi dy BRIT Awards dhe Grammy për artistin e ri më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos