
Edhe pse në burg ku vuan dënimin për ngacmim seksual dhe përdhunim, Harvey Weinstein është i infektuari më i ri nga bota e kinematografisë me Covid-19.
68-vjeçari është vendosur në izolim në ambientet e burgut.
Për rastin kanë reaguar edhe avokatët e tij, të cilët kërkojnë të merret në konsideratë gjendja e tij shëndetësore pas komplikacioneve të tjera kohët e fundit. “Do ta mbajmë nën vëzhgim këtë situatë”, thanë ata, duke kontrolluar edhe punën e autoriteteve përkatëse.
Weinstein është dënuar me 23 vite heqje lirie nga gjykata më 11 mars. (A2 Televizion)