
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa shtyn për në shtator dhe tetor 2021 turneun evropian të planifikuar për në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë.
“Do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne po monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt”-lajmëroi këngëtarja me origjinë shqiptare.
Në Itali, data e planifikuar fillimisht për 10 Shkurt 2021 është rivendosur në 12 Tetor 2021 përsëri në Forumin Mediolanum në Milano. Biletat e blera do të qëndrojnë të vlefshme për datën e re.
"Më mungon shumë të jem në turne, veçanërisht në këtë periudhë. Mezi po pres të ribashkohem me ju dhe të argëtohemi së bashku! Ndërkohë, unë jam duke punuar në disa projekte që do të dalin së shpejti, në pritje të rikthimit në turne", ka deklaruar kantautorja. (A2 Televizion)