Blake Lively dështon me fotoshopin, fotografia bëhet virale

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 12:25 | Showbiz

Blake Lively dhe Ryan Reynolds, një nga çiftet më të famshëm të Hollywoodit, ndanë me miliona ndjekës mesazhin e tyre që njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, në postimin e Ryan Reynolds, vëmendjen e morën këmbët e zbathura të aktores.

Pak çaste më vonë, të njëjtën foto ka postuar në Instagramin e saj edhe Lively, e cila, shkruante:

“Ishte hera e parë e Ryan. Ai sigurisht që ishte i frikësuar. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. SHUMË shpejt. Ai qau. Unë bëja sikur qaja. Më pas, ai thërriti gjithë miqtë e tij”, shoqëruar me hashtag-un #VoteEarly.

Pavarsisht mesazhit interesant dhe plot humor, njerëzit vunë re që fotoja tani ka një palë sandale të vizatuara në këmbët e Blake dhe një etiketim të markës “Louboutin” mbi to.

Në pak orë, postimet u bënë virale dhe Twitteri u mbush me komente ironike mbi fotoshopin e dështuar. E gjendur në këtë situatë, aktorja e kaloi situatën me sportivitet dhe për t’i vënë kapakun, rihodhi foton me një palë “këpucë” të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos