All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Duam të na marrë Rusia”, shteti që del në protesta për t’u bashkuar me Putinin

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 10:05 | Bota
“Duam të na marrë Rusia”, shteti që del në
All - Paragraf - 1

Kriza ekonomike dhe pasiguritë kanë nxjerrë mijëra njerëz në protestë në Moldavi kundër qeverisë dhe në mbështetje të Rusisë.

Protestat e së dielës, të organizuara nga partia proruse e Moldavisë Sor, u ndoqën me vëmendje nga qeveritë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Shumica e protestuesve udhëtuan për në kryeqytetin Kishinau me autobus, me shpenzimet që u mbuluan nga kjo parti.

All - Paragraf - 3

Ditë përpara se të mbahej tubimi, presidentja Maia Sandu paralajmëroi se Rusia po planifikonte të dërgonte agjentë të trajnuar ushtarakë në vend, të maskuar si civilë, për të rrëzuar qeverinë e saj properëndimore.

Rusia e mohon këtë gjë duke i cilësuar akuzat si një përpjekje të autoriteteve moldave për të shmangur vëmendjen nga dështimet ekonomike.

Marina Tauber, sekretarja e përgjithshme e Sor, e cila drejtoi protestën jashtë parlamentit tha se partia e saj nuk është kundër BE-së dhe dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha palët. Por ka nga ata në partinë e saj që pranojnë se do të mirëprisnin ndërhyrjen ruse.

All - Paragraf - 6

Moldavia, e vendosur në kufirin me Ukrainën, varet nga gazi rus. Vitin e kaluar, Moska përgjysmoi furnizimin, duke ushtruar presion mbi qeverinë në Kishinau. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos