Tërmeti shkatërron Kishën historike Ortodokse në Hatay, “mbijeton” vetëm kambana

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 08:23 | Bota

Dy tërmete të mëdha në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në Hatay, aq sa rrugët dhe strukturat historike të Hatajit u zhdukën, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.

Të tillë fat pati edhe Kisha Ortodokse e Virgjëreshës Mari, e cila ndodhet në Hatay, e cila është një ndërtesë rreth 700-vjeçare.

Por, nga tërmeti, e vetmja pjesë që ngeli në këmbë ishte kambana e Kishës, e cila mësohet se ishte restauruar në vitin 2020. Rrënojat e Kishës historike të shkatërruar shiheshin nga ajri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/18/godina-40-vjecare-qe-nuk-ka-as-edhe-nje-carje-nga-termeti-ka-befasuar-ekspertet/
https://a2news.com/2023/02/17/minarja-e-anuar-e-xhamise-dhe-keshtjella-e-qumeshtit-qe-nuk-levizen-asnje-milimeter-nga-termeti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos