Dueli i 25 gushtit në Tiranë, zyrtarizohet kundërshtari i Florian Markut

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 12:03 | Sporte të tjera
Dueli i 25 gushtit në Tiranë, zyrtarizohet kundërshtari i Florian

Pas lajmit të shumëpritur se Florian Marku do të boksojë përpara tifozëve shqiptarë në stadiumin kombëtar në Tiranë, tanimë është zyrtarizuar edhe kundërshtari i tij në ring. Ka qenë vetë kampioni i botës për Federatën IBF që ka njoftuar se në datën 25 gusht do të përballet me rivalin meksikan, Miguel Parra Ramirez.

Në një atmosferë spektakolare, 29-vjeçari premton se do të japë maksimumin për të ngritur lart flamurin kuqezi, edhe pse kundërshtari nuk do të jetë aspak i lehtë. Ramirez, edhe pse në një peshë më të lehtë dhe jo në velter ku bokson Marku, po ecën me hapa gjigantë në ringun botëror.

28-vjeçari ka regjistruar 21 fitore, 2 humbje dhe një barazim në ringun profesionist. Ndërkohë, kampioni shqiptar kërkon të thellojë dhe më shumë rekordin e tij me 11 ndeshje pa humbje në boksin profesionist.

Çdo përgatitje është drejt përfundimit dhe siç theksojnë organizatorët, do të jetë një natë e paharrueshme jo vetëm për mbretin shqiptar, por për të gjithë publikun. Në fund, Florian Marku i ftoi të gjithë tifozët t’i bashkohen festës kuqezi dhe emocioneve të asaj mbrëmjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos