
Peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj, është vlerësuar këtë të hënë nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për arritjet në peshëngritje.
“Një ditë shumë e lumtur! Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi!
Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë” – shkruan Qerimaj, duke publikuar edhe fotot e rastit. (A2 Televizion)