Dueli i pabarabartë, mjellma e zezë “turpëron” qenin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 21:47 | Kapur në kamera
Dueli i pabarabartë, mjellma e zezë “turpëron” qenin

Qentë e racës golden retriever janë mësuar historikisht të përballen edhe kafshët e egra që kërcënonin kopetë. Por nuk kanë patur të bënin me mjellmat, me sa duket.

Po bën xhiron e rrjeteve sociale video amatoriale i pronarit të një qeni në qytetin kinez të Chendu, i cili po shoqëronte kafshën shtëpiake në një nga shëtitjet e tij.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=59&v=n3y7N5kFC8Q&feature=emb_logo

Në një moment, qeni që quhet Xi Shi mendoi të freskohet pak në liqenin e parkut. Por në pak sekonda hija e zezë e një mjellme, që me sa duket e gjykonte si të vetin atë territor, iu vërsul pa frikë qenit.

Në elementin e ujit, përballja u duk pothuajse e pabarabartë, dhe agresiviteti i mjellmës detyroi Xi Shi të rikthehej bisht ulur të pronari,  që po e thërriste i trembur për pasoja më të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos