
Kosova kërkon të hedhë një hap drejt fazës finale të Europianit, arritje e cila kalon nga ndeshja e së enjtes me Maqedoninë e Veriut. Për këtë sfidë, Dardanët do të kenë në dispozicion kapitenin Amir Rrahmani, që në testet e fundit të zhvilluara, sipas klubit të Napolit, rezultoi negativ nga Covid-19.
Ndeshjen do ta humbasë ylli i sulmit, Vedat Muriqi. Për sulmuesin e Lacios u shpresua deri në fund, por analizat mjekësore konfirmuan se prej dëmtimit ai e ka të pamundur t’i bashkohet përfaqësueses.
Pas duelit në Shkup, Kosova do të luajë edhe dy ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Greqisë. (A2 Televizion)