
Xherdan Shaqiri është futbollisti i radhës i infektuar me koronavirus në radhët e Liverpool pas Sadio Mane, i cili deklaroi se ishte prekur nga virusi disa ditë më parë.
Lajmi për të është dhënë nga mediat zvicerane, të cilat tregojnë se tashmë Shaqiri është në izolim ashtu siç e kërkon dhe protokolli anti-Covid.
Shaqiri ishte ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për të qenë pjesë e ndeshjeve të radhës, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.
Viti 2020 nuk ishte aspak i mirë për futbollistin me origjinë kosovare edhe në aspektin e karrierës, pasi ai prej muajsh nuk është më as në planet e trajnerit Klopp. (A2 Televizion)