Kumbulla zbulon bisedën me Chiellini-n: Më tha që është “plakur”

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 11:35 | Futboll
Kumbulla zbulon bisedën me Chiellini-n: Më tha që është

Në konferencën për shtyp, këtë të martë, i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, Marash Kumbulla u rikthye të flasë edhe për ndeshjen e parë me Romën, atë ndaj Juventusit, ku në fund të takimit pati edhe një bisedë të shkurtër me Giorgio Chiellini-n.

Kumbulla zbuloi se mbrojtësi bardhezi është idhulli i tij dhe për këtë arsye ata ndërruan bluzat në fundin e ndeshjes së mbyllur në barazim 2-2.

Mbrojtësi shqiptar zbulon edhe një pjesë nga biseda. “Ndërruam bluzat, pasi ai është idhulli im. Më pas, më tha, unë jam plakur, ndërsa më përgëzoi edhe për zgjedhjen e Romës”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=MyGRpLzzvtg

A2 CNN Livestream

Latest Videos